Komisioni për kompensimin në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

U hap zyra e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

Gjatë periudhës së kaluar Ministria e Drejtësisë ka punuar intensivisht në sigurimin dhe realizimin e disa aktiviteteve me qëllim të përmbylljes së procesit me karakter administrativo-teknik  dhe juridik për fillimin e Komisionit  si subjekt i pavarur në punën e tij.

Ministri i Drejtësisë  Igor Fillkov konsideron se  kjo paraqet  një hap shumë të rëndësishëm  drejt  sigurimit të mbrojtjes më të mirë të të drejtave të njeriut  për viktimat e veprave penale me dhunë. Me vënien në funksion të zyrës së Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë, krijohen  kushte  që ky komision  të funksionojë  si trup i pavarur  në cilësi të personit juridik.

“Në të vërtetë, edhe pse Ligji për pagesën e kompensimit në të holla të viktimave nga veprat penale me dhunë ka hyrë në fuqi më 25.11.2022, ndërsa  ka filluar të zbatohet nga 25.05.2023, sot, pas 17 muajsh zbatim, Ministria e Drejtësisë siguroi kushte për fillimin e punës së Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë e formuar më datë 13.02.2024. Qëllimi i këtij ligji është  sigurimi i kompensimit në të holla të viktimave nga veprat penale të kryera me dhunë si ndihmë nga shteti, në përputhje me parimin e solidaritetit shoqëror dhe të pengohet viktimizimi sekondar si vuajtje shtesë  që viktimat mund ta vuajnë  nga marrëdhënia e organeve  kompetente”, tha Fillkov.

Kryetarja e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë, Cvetanka Periq falënderoi Ministrinë e Drejtësisë  për mundin e dhënë për tu siguruar kushtet për punë pa pengesa dhe njoftoi se në seancën e radhës do të fillohet me procedimin e lëndëve.

“Përmbajtja e mësipërme është marrë nga postimi origjinal, i disponueshëm në këtë link.”

Skip to content