Komisioni për kompensimin në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

Anëtarët

Cvetanka Periq

Kryetare e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave të nga vepra penale me dhunë

Marija Todorovska

Anëtar i Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

Kadri Haxhihamza

Anëtar i Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

Svetllana Cvetkovska

Anëtar i Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

Stevço Donev

Anëtar i Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

Cvetanka Periq

 

Kryetare e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave të nga  vepra penale me dhunë

 

Gjykatësja Cvetanka Periq ka lindur më 08.07.1964  në Shkup.  Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të “Shën Kirilit dhe Metodit” në Shkup në vitin 1989. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 1993.Nga viti 1994 deri në 2005, punoi si bashkëpunëtore profesionale dhe këshilltare e pavarur juridike në Gjykatën e Apelit të Shkupit, të materies penale. Me Vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 07-1851/1 të datës 19.07.2005,  u zgjodh gjykatëse në Gjykatën Themelore Shkup II, ndërsa nga viti 2007 deri në 2011 ishte  gjykatëse në Gjykatën Themelore Shkup I, të materies penale. Në periudhën 2008-2011,  ishte Kryetare Njësisë për Çështjet Penale të të Rriturve dhe kryetare dhe  anëtare e Këshillit Penal. Më 30.03. 2011, me Vendimin nr. 07-588/1 (Gazeta Zyrtare nr. 42/11 e datës 04.04. 2011), u emërua gjykatëse në Gjykatën e Apelit të Shkupit, ku ka vepruar me  lëndë në njësinë  penale. Me Vendimin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-1447/2 të datës 11.09.2019, u zgjodh gjykatëse në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut dhe vazhdon të punojë në materien penale deri më sot. Nga  muaji shkurt 2021, është Kryetare e Njësisë të  veprave ndëshkuese dhe  Këshillit për vepra ndëshkues. Gjykatësja Periq ka qenë gjithashtu zëvendës anëtare e Bordit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel  Shatev” në periudhën 2020-2022.Gjykatësja ka një pjesëmarrje të pasur në trajnime për edukimin profesional dhe të specializuar. Si gjykatëse, ajo ka qenë ligjëruese dhe trajnere në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë “Pavel  Shatev”, duke u angazhuar si ligjëruese në trajnime të vazhdueshme, si dhe ligjëruese në trajnime fillestare. Po ashtu, ka marrë pjesë aktivisht në të gjitha takimet e punës të gjykatave apelore dhe të Gjykatës së Lartë të RMV-së për harmonizimin e praktikës gjyqësore. Gjykatësja Periq ka qenë e përfshirë në procesin e realizimit të trajnimeve për Kodin e Ri të Procedurës Penale, të cilat Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë i ka organizuar në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup. Me mbështetje nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në kuadër të projektit “Parandalimi i dhunës në familje përmes komponentëve të institucioneve kombëtare dhe  sistemi gjyqësor përgjegjës dhe transparent 2012-2014”, realizuar së bashku me UN Women dhe MTSP, gjykatësja  ka qenë autor i Praktikumit për trajnimin e profesionistëve që merren me rastet e dhunës në familje ndaj grave. Po ashtu, ajo ka qenë trajnuese e certifikuar në programin JUFFREX të Këshillit të Evropës. Si trajnere, ajo ka marrë pjesë në zhvillimin e materialeve për realizimin e trajnimeve për lirinë e shprehjes. Gjyqtarja Cvetanka Periq ka qenë aktive në realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të Rrjetit Rajonal të Grave Gjyqtare dhe Burra Gjyqtarë në Ballkanin Perëndimor, dedikuar për përmirësimin e barazisë gjinore – Rrjeti i Championëve të Gjinoreve në Gjyqësor  (GCJ), i koordinuar nga Qendra AIRE në bashkëpunim me institucionet rajonale për trajnimin e gjyqtarëve si pjesë e një projekti të mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Britanisë së Madhe.Në kuadër të UNODC – Programi Global për Armët e Zjarrit, gjyqtarja ka marrë pjesë në takime rajonale mbi temën “Roli i Prokurorëve në përgjigjen ndaj drejtësisë penale në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit”. Gjyqtarja Periq ka qenë aktive në realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të këtij projekti dhe ka marrë pjesë në përshtatjen e “Udhëzuesit për hetimin dhe ndjekjen e rasteve të lidhura me armët e zjarrit” përkatësisht për sistemin ligjor kombëtar, i përgatitur nga UNODC.Në kuadër të projektit “Justicija”, gjyqtarja Periq ka marrë pjesë në ngjarjen me temën “Përgjigjja penale ndaj trafikimit të armëve”, me qëllim përgatitjen e një Kurikuli për trajnime në hetimin dhe ndjekjen e krimeve të lidhura me armët e zjarrit. Në kuadër të projektit rajonal iPROCEEDS-2 të Këshillit të Evropës për ndihmën në luftën kundër krimit të organizuar përmes internetit, gjyqtarja Periq ka pasur pjesëmarrje aktive në trajnime rajonale të realizuara mbi bazën e Udhëzuesit Elektronik për  dëshmitë, të përgatitur nga Këshilli i Evropës.Gjyqtarja Cvetanka Periq ka marrë pjesë gjithashtu në aktivitete të realizuara në kuadër të Programit për Reformën e Sektorit të Inteligjencës dhe Sigurisë në RMV (2017-2023) – DCAF, i fokusuar në forcimin e praktikës gjyqësore për miratimin dhe zbatimin e masave të veçanta hetimore. Në kuadër të këtij projekti, gjyqtarja ka marrë pjesë në një seri punëtorish për konceptimin dhe zhvillimin e një Udhëzuesi për zbatimin e masave të monitorimit të komunikimeve, gjithashtu ka marrë pjesë në trajnimin e trajnuesve për shpërndarjen e këtij udhëzuesi. Po ashtu, ajo ka qenë e përfshirë në procesin e konceptimit dhe zhvillimit të procedurave për ruajtjen dhe shkatërrimin e të dhënave të mbledhura me masat speciale hetimore (2023-2024).

Marija Todorovska

 

Anëtare e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

 

Marija Todorovska  është aktiviste e përkushtuar për të drejtat e njeriut dhe eksperte në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës me bazë gjinore dhe migrimit. Me studime të magjistraturës në punë sociale dhe politika sociale, ajo ka më shumë se dy dekada përvojë në mbështetjen e viktimave, përfaqësim për  zhvillimin e politikes dhe programeve strategjike si bashkëthemeluese dhe drejtore programi e shoqatës Porta e Hapur/La Strada. Është autore e hulumtimeve dhe raporteve të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat ofrojnë rekomandime kyçe për reforma sistematike. Puna e saj kontribuoi drejtpërdrejt për inicimin dhe miratimin e Ligjit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë, hap i rëndësishëm përpara në mbrojtjen e të drejtave të viktimave. Marija Todorovska gjithashtu ishte anëtare e Bordit Drejtues të La Strada Internacional dhe bashkëpunon me organizata dhe trupa të ndryshëm koordinues, duke ndarë ekspertizën e saj për përforcimin e përpjekjeve globale për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore, për të përmirësuar sistemet për mbrojtje dhe sigurimin e  mbështetjes  dhe shërbime për më të rrezikuarit.

Kadri Haxhihamza

 

Anëtar i Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

 

Prof. Dr. Kadri Haxhihamza është  lindur më 5 .10.1961 në Shkup. Shkollimin e mesëm e kreu në Shkup në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr.Pançe Karagjozov” në Shkup. Shkollimin e lartë e kreu në USHKM, Fakulteti i Mjekësisë – Shkup, ku u regjistrua në vitin akademik 1980/81 dhe u diplomua në vitin 1989. Në vitin akademik 2003/2004 është regjistruar në ciklin e dytë (master) studime në USHKM, Fakulteti i Mjekësisë – Shkup, në fushën e mjekësisë klinike. Studimet i ka përfunduar në vitin 2006 me notë mesatare 10. Më datë 9.6.2006 ka mbrojtur temën e magjistraturës: “Dhimbje e shpeshtë e kokës e llojeve të caktuara tek nxënësit e shkollave të mesme”. Disertacionin e doktoraturës e paraqiti në vitin 2009. Disertacionin me temë: “Dhuna dhe keqtrajtimi i fëmijëve dhe adoleshentëve dhe pasojat në shëndetin e tyre mendor” e mbrojti më 29.10.2012. Me atë fitoi gradën shkencore Doktor i shkencave në fushën shkencore të psikiatrisë. Në vitin 2015 është zgjedhur me thirrje bashkëpunëtor shkencor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në fushat: higjienë mendore, psikosomatikë, psikiatri për fëmijë, psikopatologji, psikoterapi, psikoanalizë, psikofarmakoterapi, psikologji mjekësore dhe sociologji. Aktualisht është profesor jo i rregullt në Katedrën për psikiatri dhe psikologji mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë në USHKM në Shkup. Në kuadër të veprimtarisë mësimore-arsimore të USHKM, Fakulteti i Mjekësisë – Shkup, Prof. Dr. Kadri Haxhihamza kryen mësimdhënie dhe ushtrime në ciklin e parë të studimeve të programit studimor Mjekësi e përgjithshme dhe në shkollat ​​e larta të Fakultetit të Mjekësisë. Ai ishte mentor i disa temave të diplomës dhe mentor i një numri specialistësh të psikiatrisë. Kandidati ka marrë pjesë si anëtar në Komisionin për vlerësim/apo mbrojtje të 2 punimeve të diplomës. Prof Dr. Kadri Haxhihamza ka marrë pjesë në disa projekte ndërkombëtare dhe është përfshirë aktivisht në punën profesionale-aplikuese të IPSH Klinikës Universitare për Psikiatri. Kryen veprimtari profesionale si shef i Klinikës Ambulatore pranë Klinikës. Prof.Dr.Kadri Haxhihamza në vitin 2007 është akredituar si edukator  nga Ministria e Shëndetësisë, për projektin për menaxhim në sektorin e shëndetësisë. Kandidati ka përfunduar trajnimin profesional jashtë vendit në vitin 2007 me qëndrim studimor në Spitalin Virtual Ndërkombëtar, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Arizonës, SHBA, nëpërmjet programit ndërkombëtar të telemjekësisë. Dhe më parë në 2001 vizitoi Institutin për mësim në distancë në Atlanta, Gjeorgji (SHBA), organizuar nga Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) dhe Institutin e Shoqërisë së hapur, Shkup. Gjatë viteve 2014 dhe 2015 ka qenë në trajnim profesional në Stamboll,Turqi, në klinikat universitare të psikiatrisë në Çapa dhe Xherah Pasha. Në periudhë më të gjatë se shtatë vjet, kandidati ka qenë recensent në disa revista profesionale vendase dhe të huaja. Dr. Kadri Haxhihamza u emërua Koordinator kombëtar i telemjekësisë në vitin 2008. Është anëtar i ekipit të akreditimit në AKAZUM dhe ka marrë pjesë në akreditimin dhe riakreditimin e më shumë institucioneve mjekësore në Republikë. Pjesëmarrës në një projekt ndërkombëtar të Horizontit 2020 (IMPULS – Implementimi i ndërhyrjes efikase  dhe me ndërhyrje ekonomikisht të qëndrueshme për pacientët me çrregullime psikotike në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare në Evropën Juglindore), dhe një projekt kombëtar (“Çrregullimet metabolike gjatë përdorimit të antipsikotikëve  të gjeneratës së dytë dhe ndikimi i gjinisë dhe mënyra e të ushqyerit”). Prof. Dr. Kadri Haxhihamza përdor në mënyrë aktive gjuhën angleze.

 

Svetllana Cvetkovska

 

Anëtare e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

 

Svetlana Cvetkovska është e punësuar në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë si udhëheqëse e Sektorit për mundësi të barabarta. Në ministri është e punësuar që nga viti 2005, në disa pozita pune, edhe atë si: koordinatore e Mekanizmit Kombëtar për Referimin e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore, këshilltare për mos diskriminim dhe parandalim dhe mbrojtje nga trafikimi i qenieve njerëzore në Njësinë për barazi gjinore dhe udhëheqëse e Njësisë për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Paraprakisht ka përvojë pune në sektorin privat dhe në shoqatat e qytetarëve, si koordinatore programues në Organizatën e Unionit të Grave  të Republikës së Maqedonisë, të programit për forcimin politik të grave. Gjatë karrierës së saj profesionale, anëtare e disa  grupeve qeveritare të punës dhe kontribuon  në promovimin e politikave  dhe praktikave për barazi gjinore,  për mos diskriminim, si dhe për parandalimin dhe mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës dhe diskriminimit. Svetllana Cvetkovska  ka marrë pjesë në shumë  grupe dhe trupa të punës, përkatësisht ka qenë: Koordinatore e Mekanizmit Kombëtar për Referimin e Viktimave të Trafikimit të Qenieve Njerëzore (që nga viti 2005); Anëtare e Grupit Kombëtar të Punës për përgatitjen e Procedurave standarde operative për viktimat e trafikimit me njerëz; Anëtare e Grupit punues për revizion të PSO për viktimat e trafikimit me njerëz; Anëtare e Sekretariatit të Komisionit kombëtar për luftën kundër trafikimit me njerëz (që nga viti 2011); Kryesuese e Nëngrupit për luftën kundër trafikimit të fëmijëve (që nga viti 2011); Anëtare e Trupit koordinues kombëtar për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje (që nga viti 2021); Anëtare e grupit punues për përgatitjen e Ligjit kundër diskriminimit; Anëtare e grupit punues për përgatitjen e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje; Anëtare e grupit punues për përgatitjen e Strategjisë për mos diskriminim dhe Planin kombëtar të veprimit për zbatimin e Strategjisë për barazi dhe mos diskriminim; Anëtare e grupit të punës për përgatitjen e procesit për ratifikimin e Konventës së Stambollit (2017); Anëtare e grupit punues për themelimin e Qendrës për referimin e viktimave të dhunës seksuale (2017); Anëtare e Trupit koordinues kombëtar për mos diskriminimin (2018); Zëvendës anëtar i Komitetit për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm; Person kontaktues në Koalicionin e Veprimit të KB-së për autonomi të trupit, të drejtat riprodhuese dhe seksuale; Person kontaktues në Këshillin e Evropës për zbatimin e Konventës Evropiane për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje (Konventa e Stambollit) nga viti 2018 dhe Përfaqësues në Këshillin e Evropës në Komitetin për mos diskriminimin, diversitetin dhe inkluzionin nga 2022.

Stevço Donev

 

Anëtar i komisionit për kompensim në të holla të  viktimave  nga  vepra penale me dhunë

 

Stevço Donev është prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike-Shtip.Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup në Universitetin Shën Kiril dhe Metodi. Ka punuar si avokat në Koçan pastaj në Gjyaktën Themelore të Koçanit.Ka përfunduar Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë në Shkup dhe më pas është zgjedhur prokuror public në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan.Ka përfunduar studiet master në Fakultetin Juridik në Koçan në Universitetin Goçe Dellçev- Shtip.Ka punuar gjithashtu në Prokurorinë Speciale Publike në Shkup dhe më pas ka përfaqësuar çështje në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup.Ka marrë pjesë në shumë trajnime profesionale,punëtori seminare,konferenca dhe simpoziume në vend dhe jashtë tij,dhe gjithashtu ka marrë pjesë në një simpozium ndërkombëtar për të drejtat e viktimave në Evropë të organizuar nga EUROJUST.

Skip to content