Komisioni për kompensimin në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

Pyetje dhe përgjigje

Nëse jeni viktimë e një vepre penale me dhunë, ju keni të drejtë në kompensim në të holla për shkak të pasojave që keni pësuar si rezultat i veprës penale të kryer me dashje me përdorimin e forcës fizike ose veprimeve të tjera që kanë rezultuar në dëmtim të rëndë të shëndetit.

 

Ju jeni viktimë e drejtpërdrejtë nëse keni pësuar një dëmtim të rëndë të shëndetit fizik ose mendor si pasojë e drejtpërdrejtë e veprës penale të kryer.

 

Ju jeni gjithashtu një viktimë e drejtpërdrejtë nëse keni pësuar një dëmtim të rëndë të shëndetit fizik ose mendor si rezultat i:

– përpjekjes për të parandaluar kryerjen e një vepre penale të dhunshme,

– ofrimit të ndihmës për viktimën, dhe

– asistimit të policisë gjatë privimit nga liria të kryerësit të veprës penale të dhunshme.

 

Ju gjithashtu mund të jeni viktimë indirekte nëse jeni anëtar i familjes (bashkëshort apo partner jashtë martesor, fëmijë, prind) së viktimës së drejtpërdrejtë e cila ka vdekur për shkak të veprës penale lidhur me dhunën.

 

E drejta për kompensim në të holla si viktimë, ju takon pavarësisht nga statusi juaj, gjegjësisht pavarësisht nëse  jeni shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shtetas i huaj[1], në bazë të parimit të reciprocitetit ose të një marrëveshje ndërkombëtare, person pa shtetësi ose person i paevidentuar në librin amë të të lindurve, nëse në kohën e kryerjes së veprës penale qëndroni në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

[1] kompensim në të holla i paguhet viktimës që është shtetas i një shteti anëtar të Bashkimit Evropian

dhe do të fillojë të zbatohet nga data e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. 

Nëse jeni viktimë e një vepre penale me dhunë, ju keni të drejtë në kompensim në të holla për shkak të pasojave që keni pësuar si rezultat i veprës penale të kryer me dashje me përdorimin e forcës fizike ose veprimeve të tjera që kanë rezultuar në dëmtim të rëndë të shëndetit.

 

Ju jeni viktimë e drejtpërdrejtë nëse keni pësuar një dëmtim të rëndë të shëndetit fizik ose mendor si pasojë e drejtpërdrejtë e veprës penale të kryer.

 

Ju jeni gjithashtu një viktimë e drejtpërdrejtë nëse keni pësuar një dëmtim të rëndë të shëndetit fizik ose mendor si rezultat i:

– përpjekjes për të parandaluar kryerjen e një vepre penale të dhunshme,

– ofrimit të ndihmës për viktimën, dhe

– asistimit të policisë gjatë privimit nga liria të kryerësit të veprës penale të dhunshme.

 

Ju gjithashtu mund të jeni viktimë indirekte nëse jeni anëtar i familjes (bashkëshort apo partner jashtë martesor, fëmijë, prind) së viktimës së drejtpërdrejtë e cila ka vdekur për shkak të veprës penale lidhur me dhunën.

 

E drejta për kompensim në të holla si viktimë, ju takon pavarësisht nga statusi juaj, gjegjësisht pavarësisht nëse  jeni shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shtetas i huaj[1], në bazë të parimit të reciprocitetit ose të një marrëveshje ndërkombëtare, person pa shtetësi ose person i paevidentuar në librin amë të të lindurve, nëse në kohën e kryerjes së veprës penale qëndroni në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

[1] kompensim në të holla i paguhet viktimës që është shtetas i një shteti anëtar të Bashkimit Evropian

dhe do të fillojë të zbatohet nga data e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. 

Vepra penale me dhunë mund të jetë e lidhur me dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunën në familje, vepër penale me të cilën cenohet integriteti gjinor, vepër penale që lidhet me vendosjen e skllavërisë dhe transportin e personave në skllavëri, trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikimin e fëmijëve.

Vepër penale me dhunë mund të jetë gjithashtu edhe një vepër penale tjetër me anë të së cilës me një veprim, mjet ose pajisje përgjithësisht të rrezikshme, rrezikohet jeta ose pasuria e personit, që ka shkaktuar vdekjen ose lëndime të rënda trupore ose dëmtimin e rëndë të shëndetit fizik ose mendor të një ose më shumë personave.

Parakusht për realizimin e të drejtës për kompensim në të holla është që, vepra penale të jetë e evidentuar ose e raportuar në stacionin policor ose në prokurorinë publike.

Me kërkesën tuaj ose me kërkesën e prindit/kujdestarit ose autorizuesit tuaj, policia ose prokuroria publike është e detyruara t’ju lëshojë njoftim të duhur, procesverbal se është pranuar kallëzim, shënim zyrtar ose vërtetim që vepra është raportuar ose regjistruar si vepër penale.

Ju keni të drejtë për kompensim në të holla pavarësisht nëse kryerësi i veprës penale është i njohur dhe pavarësisht nëse kundër kryerësit të veprës penale është nisur procedurë penale, madje edhe nëse ka pengesa faktike ose ligjore për zhvillimin e procedurës penale.

Ju keni të drejtë për kompensim në të holla, edhe atë për:

  • shpenzimet për shërim dhe pajisje mjekësore (shuma maksimale deri në 2,000 euro në kundërvlerë të denarit),
  • të ardhurat e humbura (shuma maksimale deri në 2,000 euro në kundërvlerë të denarit),
  • shpenzimet e varrimit (vetëm nëse nuk i keni arkëtuar të njëjtat në një bazë tjetër),
  • mirëmbajtje e humbur (shuma maksimale prej 4,500 euro në kundërvlerë të denarit), dhe
  • ndihmë solidariteti për pasojat e pësuara nga vepra penale (shuma maksimale deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit).

Shuma e kompensimit në të holla që mund të fitoni në të gjitha llojet, nuk mund të tejkalojë shumën totale prej 5,000 euro në kundërvlerë të denarit.

Procedura fillon duke parashtruar kërkesë me shkrim pranë Komisionit për kompensim në të holla (në tekstin e mëtutjeshëm: Komisioni) i cili vendos mbi kërkesën.

Kërkesa mund të dorëzohet drejtpërdrejt nëpërmjet arkivit të Ministrisë së Drejtësisë ose të dërgohet me postë ose në formë elektronike.

Kontakt: Ministria e Drejtësisë, rr. “Dimitrie Çupovski” nr. 9, 1000 Shkup

Adresa elektronike:        komisijazrtvi@gmail.com

Telefon +389 23116 493 lok.119

Për viktimat fëmijë/persona me aftësi veprimi të kufizuar ose të hequr

Nëse viktima është fëmijë ose nuk ka aftësi veprimi, kërkesa do t’i paraqitet Komisionit nga prindi, kujdestari ose nga autorizuesi.

Prindi ose kujdestari për ndihmë dhe informacione mund t’u drejtohet shoqatave të qytetarëve, të regjistruara për dhënien e ndihmës juridike falas ose njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë.

Më së miri është që kërkesa të parashtrohet në një formular të cilin mund ta gjeni në këtë material infromativ ose ta merrni nga zyrat e shoqatave të qytetarëve të regjistruara për dhënien e ndihmës juridike falas ose në njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë.

Kërkesën mund ta dorëzoni në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik ose në gjuhë tjetër zyrtare të cilën e flasin të paktën 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj ose në gjuhën që e kuptoni.

Nëse përdorni një kërkesë tuaj, kini kujdes në elementet e domosdoshme më poshtë, të cilat duhet t`i përmbajë kërkesa:

 

  • të dhënat personale të parashtruesit të kërkesës, gjegjësisht të viktimës, nëse nuk është i njëjti person me parashtruesin e kërkesës,
  • përshkrimi i veprës penale (data, vendi dhe mënyra e kryerjes),
  • datën kur është regjistruar ose raportuar kryerja e veprës penale në polici ose prokurori publike,
  • përshkrimi i pasojave nga vepra penale,
  • pretendimet nëse viktima është në dijeni se kundër kryerësit të veprës penale po zhvillohen procedurë penale, para cilit organ kompetent, si dhe numri nën të cilin po udhëhiqet lënda,
  • deklaratë për realizimin e kompensimit të njohur me ligj të realizuar sipas bazave të tjera juridike, dhe
  • llojin e kompensimit që e kërkon viktima.

 

Me kërkesën për fillimin e procedurës për realizimin e kompensimit, dorëzohen shkresa fotokopje dhe bëhet këqyrje në dokumentet origjinale ose dokumentet e verifikuar të më poshtme:

 

  • dokument për identifikim personal,
  • prova e shtetësisë, vendbanimit ose vendqëndrimit, me përjashtim të viktimës pa shtetësi ose viktimës që është person i paevidentuar në librin amë të të lindurve,
  • dokument përkatës nga policia ose prokuroria publike se vepra penale është regjistruar ose raportuar,
  • prova (dokumentacion mjekësor) nga i cili rezulton se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dëmtime të rënda të shëndetit mendor ose fizik,
  • certifikatë nga libri amë i të vdekurve, nëse vdekja e viktimës ka ndodhur si pasojë e veprës penale,
  • prova për paaftësinë për të punuar në përputhje me rregulloret për sigurim pensional dhe invalidor,
  • prova se viktima indirekte i ka paguar shpenzimet e varrimit,
  • deklaratë e nënshkruar me dorën e vet për mos realizimin e kompensimit të njohur me këtë ligj të realizuar mbi baza të tjera ligjore,
  • të dhënat për llogarinë e tij personale të transaksionit, dhe
  • dokumente të tjera të cilat i posedon viktima, e me të cilat dëshmohet përmbushja e kushteve për realizimin e kompensimit.

Në këtë  procedurë nuk paguhen taksat administrative.

 

Për shtetasit e huaj/persona pa shtetësi

Keni të drejtë për përkthyes gjatë gjithë procedurës, ndërsa shpenzimet mbulohen nga shteti.

Ndaj dokumenteve që do të dorëzoni në gjuhë të huaj, është e nevojshme të bashkëngjitni përkthim të verifikuar në gjuhën maqedonase. Shpenzimet e përkthimit mbulohen nga shteti. Të njëjtat duhet të ceken në kërkesën tuaj që t’ju kompensohen nga Komisioni.

Komisioni, pas pranimit të kërkesës suaj me dokumentet e nevojshme, do t’ju lëshojë vërtetim për pranim të kërkesës, ku është cekur personi për kontakt që është kompetent për procedim dhe afati deri kur do të merret vendimi, nëse është e mundur.

Nëse, gjatë zhvillimit të procedurës për relaizimin e të drejtës së kompensimit në të holla, realizoni një të drejtë sipas një ligji tjetër, ju duhet të njoftoni Komisionin në afat prej shtatë ditëve nga realizimi i së drejtës, e gjithashtu duhet të dorëzoni dëshmi për të drejtën dhe kompensimin e realizuar.

Gjatë procedurës, me përjashtim, Komisioni mund t’ju thërrasë që të jepni deklaratë për të cilën përpilon procesverbal ose shënim zyrtar. Kërkoni kopje të asaj që keni deklaruar dhe që e keni nënshkruar.

Nëse kërkesa e parashtruar nuk është e plotë, Komisioni do t’ju thërrasë në afat prej 30 ditëve nga data e pranimit të njoftimit, që ta korrigjoni ose plotësoni kërkesën me provat, të cilat janë të nevojshme për të marrë vendim.

Gjatë gjithë procedurës, Komisioni është i vëmendshëm ndaj të dhënave tuaja personale që i keni dhënë dhe obligohet të sigurojë fshehtësinë dhe mbrojtjen e tyre nga keqpërdorimi. 

Kërkesa parashtrohet më së voni në afat prej tre vite nga dita kur është kryer vepra penale të cilën e shkruani në kërkesën për kompensim.

Nëse për arsye shëndetësore nuk jeni në gjendje të parashtroni kërkesën brenda tre vjetësh nga dita në të cilën është kryer vepra penale, që ceket në kërkesën për kompensim, kërkesa duhet të parashtrohet në afat prej gjashtë muajve, nga dita në të cilën arsyet për të cilat nuk keni qenë në gjendje të parashtroni kërkesën kanë pushuar së ekzistuari, e më së voni në afat prej pesë viteve  nga dita e kryerjes së veprës penale.

 

Për viktimat fëmijë/personat me aftësi veprimi të kufizuar ose të hequr

Nëse viktima është një fëmijë ose një person me aftësi veprimi të kufizuar ose të hequr, ndërsa prindi ose kujdestari nuk ka paraqitur një kërkesë për kompensim brenda tre viteve nga dita kur është kryer vepra penale që është cekur në kërkesën për kompensim, afati prej tre vitesh fillon të rrjedh nga dita kur personi mbush 18 vjet ose nga dita kur viktima arrin moshën madhore është raportuar kryerja e veprës penale ose nga dita kur personit i rikthehet aftësia e veprimit.

Me kërkesën tuaj, lidhur me të drejtën dhe shumën e kompensimit në të holla vendos Komisioni për kompensim në të holla për viktimat e veprës penale me dhunë.

Komisioni vepron dhe vendos me një kuorum prej tre anëtarësh, ndërsa vendimet merren me shumicë votash të numrit të përgjithshëm të anëtarëve.

Për të drejtën e kompensimit në të holla, për llojin dhe lartësinë e kompensimit  vendos Komisioni me aktvendim, më së voni në afat prej 60 ditë nga dita e pranimit të kërkesës së plotë për kompensim.

 

Përjashtim

Nëse baza për realizimin e kompensimit dhe lartësia e kompensimit nuk mund të përcaktohen pa fakte dhe rrethana, të cilat do të përcaktohen në procedurë të përfunduar të plotfuqishme penale, vendimi merret më së voni në afat prej tre muajve nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit në procedurën penal.

  • aktvendim me të cilin hidhet poshtë kërkesa si e dorëzuar jo në kohë, e pa lejuar ose e dorëzuar nga një person i paautorizuar,
  • aktvendim me të cilin hidhet poshtë kërkesa si e parregullt ose jo e plotë, nëse kërkuesit të kërkesës i kërkohet ta korrigjojë ose ta plotësojë atë, e këtë ai nuk e e ka bërë në afatin e përcaktuar,
  • aktvendim me të cilin vleftësohet kërkesa tërësisht ose pjesërisht për kompensim dhe përcakton llojin dhe lartësinë e kompensimit në të holla,
  • aktvendim me të cilin e refuzon kërkesën si të pabazë.

Aktvendimi për të drejtën e kompensimit në të holla ju dorëzohet me shkrim në adresën që keni dhënë në kërkesë, pa vonesë.

 

Për viktimat fëmijë/personat me aftësi veprimi të kufizuar ose të hequr

Aktvendimi për të drejtën e kompensimit në të holla dorëzohet me shkrim në adresën që kujdestari ose prindi e ka dhënë në kërkesë, pa vonesë.

 

Nëse në ndërkohë e keni ndryshuar adresën, menjëherë pas ndryshimit, patjetër duhet ta njoftoni Komisionin për adresën tuaj të re.

Kërkesa do të refuzohet kur me kompensimin nga kryerësi i veprës penale, plotësisht është kompensuar dëmi.

Në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit me të cilin është miratuar pagesa e kompensimit, Komisioni kryen pagesën e cila duhet të bëhet ekskluzivisht në llogarinë tuaj të transaksionit të cilën ia dorëzoni Komisionit.

 

Për viktimat fëmijë/personat me aftësi veprimi të kufizuar ose të hequr

Komisioni kryen pagesën në llogarinë e transaksionit të prindit ose kujdestarit të viktimës.

Nëse komisioni ju paguan kompensim në të holla, kurse Ju keni realizuar kompensim të plotë ose të pjesshëm nga kryerësi i veprës penale, shteti ka të drejtë t’ju kërkojë ta ktheni shumën të cilën jua ka paguar.

Kundër aktvendimit të Komisionit keni të drejtë në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktvendimit  të dorëzoni  padi për inicimin e kontestit administrativ në Gjykatën Administrative.

Padia mund të dorëzohet drejtpërdrejt në gjykatë në formë të shkruar, me postë në adresë ose nëpërmjet mjeteve elektronike.

Nëse e keni dorëzuar padinë drejtpërdrejt në gjykatë, personi që e ka pranuar padinë obligohet t’ju lëshojë vërtetim për pranim me numër të regjistruar të padisë.

Nëse padinë e keni dërguar me postë si dërgesë e rekomanduar, data e dorëzimit në postë konsiderohet data kur padia është dorëzuar në gjykatë. Ruajeni fletën si provë se keni dorëzuar padinë tuaj në gjykatë. Pastaj drejtojuni gjykatës për të marrë një numër nën të cilin udhëhiqet lënda juaj.

Nëse keni dorëzuar padi nëpërmjet mjeteve elektronike, ajo do të konsiderohet të jetë dorëzuar në kohën kur do të vihet re në serverin për mesazhe dalëse elektronike. Një padi e tillë do të vërtetohet përmes mjeteve elektronike me nënshkrim elektronik nga gjykata, pa asnjë vonesë.

Kundër aktgjykimit të Gjykatës Administrative, mund të parashtroni ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e dorëzimit të kopjes së aktgjykimit.

Ankesa dorëzohet në Gjykatën Administrative, ndërsa lidhur me ankesën vendos Gjykata e Lartë Administrative.

Kontakt: Gjykata Administrative, rr. “Dame Gruev”, nr. 6, 1000 Shkup

Tel. 02 3203-200 ose 02 3203-231

Padia nuk e shtyn ekzekutimin e aktvendimit të Komisionit.

Në procedurën e realizimit të kompensimit në të holla, nuk paguhen taksa administrative.

Nëse nuk jeni shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë gjithë procedurës keni të drejtë për përkthyes në shpenzim të Komisionit.

 

Gjatë procedurës për ushtrimin e të drejtës për kompensim në të holla, keni të drejtë për ndihmë juridike falas.

Për të fituar ndihmë juridike primare gjatë plotësimit të kërkesës, duhet t’i drejtoheni personit të autorizuar  zyrtar në njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë sipas vendbanimit/vendqëndrimit tuaj, shoqatës së autorizuar[1] ose  klinikës juridike  (në kuadër të fakulteve juridike).

Ju gjithashtu mund të kërkoni ndihmë juridike sekondare që përfshin përfaqësimin falas nga një avokat në të gjithë procedurën. E njëjta duhet të miratohet paraprakisht me Vërtetim të lëshuar nga njësia rajonale e  Ministrisë së Drejtësisë ose me Aktvendim të Ministrisë së Drejtësisë.

Personi i autorizuar zyrtar nga njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë sipas vendbanimit/vendqëndrimit tuaj, shoqatës së autorizuar ose klinikës juridike (në kuadër të fakulteteve juridike) mund t’ju ndihmojë në procedurën e marrjes së ndihmës juridike sekondare.

 

[1] https://www.pravda.gov.mk/bpp

Ministria e Drejtësisë, rr. “Dimitrie Çupovski”  9, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Adresa elektronike  cabinet@mjustice.gov.mk   

Kontakt tel. +389 (0)2 3116 – 493,

                   +389 (0)2 3116 – 648

 

Komisioni për kompensim në të holla.

Adresa elektronike: komisijazrtvi@gmail.com

Tel. +389 23116 493 лок.119

 

Personi i kontaktit:

Andrijana Gjorgjevska, Udhëheqëse e Njësisë për falje dhe kompensim të dëmit,

Kontakt tel: +389 23116 493 лок.119,

cel:             +389 (0)70 314 453,

Adresa elektronike: AndrijanaGjorgjevska@mjustice.gov.mk

 

Skip to content