Komisioni për kompensimin në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

Ndihmë juridike

Ndihmë juridike falas

Gjatë procedurës për ushtrimin e të drejtës për kompensim në të holla, keni të drejtë për ndihmë juridike falas.

Për të fituar ndihmë juridike primare gjatë plotësimit të kërkesës, duhet t’i drejtoheni personit të autorizuar  zyrtar në njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë sipas vendbanimit/vendqëndrimit tuaj, shoqatës së autorizuar ose  klinikës juridike  (në kuadër të fakulteve juridike).

Ju gjithashtu mund të kërkoni ndihmë juridike sekondare që përfshin përfaqësimin falas nga një avokat në të gjithë procedurën. E njëjta duhet të miratohet paraprakisht me Vërtetim të lëshuar nga njësia rajonale e  Ministrisë së Drejtësisë ose me Aktvendim të Ministrisë së Drejtësisë.

Personi i autorizuar zyrtar nga njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë sipas vendbanimit/vendqëndrimit tuaj, shoqatës së autorizuar ose klinikës juridike (në kuadër të fakulteteve juridike) mund t’ju ndihmojë në procedurën e marrjes së ndihmës juridike sekondare.

Skip to content