Çfarë vendimi mund të sillet për kërkesën time për kompensim në të holla?
Me kërkesën tuaj, lidhur me të drejtën dhe shumën e kompensimit në të holla vendos Komisioni për kompensim në të holla për viktimat e veprës penale me dhunë.
Komisioni vepron dhe vendos me një kuorum prej tre anëtarësh, ndërsa vendimet merren me shumicë votash të numrit të përgjithshëm të anëtarëve.
Cili është afati që do të marr përgjigje për kërkesën për kompensim në të holla?
Për të drejtën e kompensimit në të holla, për llojin dhe lartësinë e kompensimit vendos Komisioni me aktvendim, më së voni në afat prej 60 ditë nga dita e pranimit të kërkesës së plotë për kompensim.
Përjashtim
Nëse baza për realizimin e kompensimit dhe lartësia e kompensimit nuk mund të përcaktohen pa fakte dhe rrethana, të cilat do të përcaktohen në procedurë të përfunduar të plotfuqishme penale, vendimi merret më së voni në afat prej tre muajve nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit në procedurën penal.
Llojet e vendimeve
- aktvendim me të cilin hidhet poshtë kërkesa si e dorëzuar jo në kohë, e pa lejuar ose e dorëzuar nga një person i paautorizuar,
- aktvendim me të cilin hidhet poshtë kërkesa si e parregullt ose jo e plotë, nëse kërkuesit të kërkesës i kërkohet ta korrigjojë ose ta plotësojë atë, e këtë ai nuk e e ka bërë në afatin e përcaktuar,
- aktvendim me të cilin vleftësohet kërkesa tërësisht ose pjesërisht për kompensim dhe përcakton llojin dhe lartësinë e kompensimit në të holla,
- aktvendim me të cilin e refuzon kërkesën si të pabazë.
Aktvendimi për të drejtën e kompensimit në të holla ju dorëzohet me shkrim në adresën që keni dhënë në kërkesë, pa vonesë.
Për viktimat fëmijë/personat me aftësi veprimi të kufizuar ose të hequr
Aktvendimi për të drejtën e kompensimit në të holla dorëzohet me shkrim në adresën që kujdestari ose prindi e ka dhënë në kërkesë, pa vonesë.
Nëse në ndërkohë e keni ndryshuar adresën, menjëherë pas ndryshimit, patjetër duhet ta njoftoni Komisionin për adresën tuaj të re.
Kërkesa do të refuzohet kur me kompensimin nga kryerësi i veprës penale, plotësisht është kompensuar dëmi.